26 shtatori është Dita Ndërkombëtare për Eliminimin Total të Armëve Bërthamore. Sipas të dhënave, ka shumë më pak armë bërthamore tani në krahasim me kulmin e Luftës së Ftohtë por ekziston frika nga një garë re e armëve bërthamore midis SHBA-së, Rusisë dhe Kinës, shkruan BBC
Jack Goodman i Reality Check tregon disa nga faktet dhe shifrat që qëndrojnë pas arsenaleve bërthamore të botës.
Gjatë viteve të fundit, Mbretëria e Bashkuar ka kundërshtuar marrëveshjen për zvogëlimin e arsenalit të saj. A është kjo një shenjë për ekspertët, të cilët besojnë se procesi global i çarmatimit ka mbetur pezull. Por, si arritëm deri këtu?
5 faktet që na ndihmojnë të kuptojmë se si ka ndodhur e gjithë kjo.
Janë 5 shtetet më të njohura për prodhimin e armëve bërthamore, sipas një traktati ndërkombëtar. Ato janë SHBA, Rusia, Kina, Britania e Madhe dhe Franca. Ekzistojnë edhe katër vende të tjera që kanë aftësi për të prodhuar armë bërthamore. India, Pakistani dhe Koreja e Veriut kanë kryer të gjitha testet e armëve bërthamore, raporton abcnews.al
Këto vende kanë afërsisht 130 armë bërthamore, midis tyre është edhe Izraeli. Pjesa dërrmuese e këtyre armëve janë ende në pronësi të ish -armiqve të Luftës së Ftohtë, SHBA-së dhe Rusisë. Ata kanë rreth katër koka bërthamore, secila, raporton abcnews.al
Rreth 1800 nga këto armë janë në gatishmëri të lartë, që do të thotë se ato mund të lëshohen në një kohë të shkurtër. Por duhet të kemi parasysh se statistikat reale ruhen me kujdes nga qeveria. Megjithatë është qartë se ka një ulje të madhe të numrit të armëve bërthamore.
Pjesa më e madhe ka ndodhur në vitet 1990. SHBA dhe Rusia çaktivizuan shumë armë në atë kohë sepse mund të përballonin humbjen e disa mijërave. Mbretëria e Bashkuar tani ka eliminuar kufirin e saj për numrin e kokave bërthamore në 260.
Kina tani vlerësohet të ketë arsenalin e tretë më të madh bërthamor duke ia kaluar edhe Francës. Ekziston një traktat, të cilin e njohin shtetet që kanë nënshkruar një marrëveshje për armët bërthamore , i cili quhet Traktati i Mospërhapjes se Armëve Bërthamore, ose NPT.
Si pjesë e kësaj marrëveshje, këto vende ranë dakord të reduktojnë arsenalin e tyre bërthamor në zero, por kjo nuk pritet të ndodhë së shpejti. SHBA do të tërhiqej nga marrëveshja me Rusinë, por ndaloi përdorimin e raketave me rreze të mesme.
Pra të gjitha këto vende po shpenzojnë shuma të mëdha parash për të ruajtur dhe modernizuar armët e tyre, të cilat janë më të avancuara se kurrë më parë, dhe vendet duket se janë të përkushtuar t’i ruajnë për një të ardhme të pacaktuar.
Pra, regresi drejt një bote pa armë bërthamore duket se është i pamundur të realizohet.
/abcnews.al