Vrau 19-vjeçaren shqiptare në Malin e Zi, vetëdorëzohet autori

schedule07:53 - 4 Tetor, 2021

schedule 07:53 - 4 Tetor, 2021

Pas 4 ditësh në arrati është vetëdorëzuar në policinë e Malit të Zi, 28-vjeçari Ilir Doka, i cili akuzohet se qëlloi për vdekje ish-të dashurën e tij Shejla Bakija vetëm 19-vjeçe,dhe plagosi rëndë babanë e saj Shaban Bakija.

Mësohet se autori u dorëzua në polici pas mesnate, i shoqëruar nga avokati Srđan Lješković. Krimi tronditës ndodhi në Karaburçko Polje të mërkurën. Policia kërkoi për Dokjan për disa ditë me radhe, dhe hetimet treguan se se ai kaloi kufirin me Shqipërinë nga Tuzi menjëherë pas vrasjes.

Për shkak të vrasjes së Sheila Bakija, një numër i madh i qytetarëve u mblodhën dje para stacionit policor në Tuzi me ftesë të Qendrës për të Drejtat e Grave, për të shprehur protestën e tyre sepse besojnë se agjencitë e zbatimit të ligjit nuk arritën të veprojnë në mënyrë parandaluese për vrasjen e Sheila Bakija dhe plagosjen e babait të saj Shaban.

Gjokaj do të merret në pyetje sot në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë. /abcnews.al/