Okulisti Tommy Korn shpjegon se kamera e iPhone 13 Pro mund të përdoret për ekzaminimin e syve. Në një postim në LinkedIn, ai tha ishte duke përdorur një iPhone 13 Pro Max për të marrë imazhe makro të syve të një pacienti. Mjeku theksoi është i impresionuar me performancën e kamerës.
Në fakt, një element që vëren ky mjek është se telefonat inteligjentë të nivelit të lartë modern mund të bëhen mjete të besueshme dhe efektive për shërbimet e telemjekësisë. Apple, ndryshe nga shumë prodhues Android, nuk vendosi një lente të re makro në iPhone 13 Pro Max.
Në vend të kësaj, kompania përdori një aparat ultra të gjerë, i cili është i aftë të kapë fotografi të objekteve deri në dy centimetra larg thjerrëzës. /abcnews.al