Në 40 vjetorin e nisjes së reformave të rëndësishme për Kinën, sidomos në fushën ekonomike, presidenti i vendit Xi Jinping u shpreh se askush nuk mund ti thotë popullit kinez se çfarë të bëjë ose jo. Presidenti kinez Xi Jinping premtoi një mrekulli të re që do të befasonte të gjithë botën.
Duke përkujtuar 40 vjetorin e hapjes dhe reformave në mënyrë për të lehtësuar varfërinë e 740 milion personave dhe duke e bërë Pekinin ekonominë e dytë në botë, Xi theksoi se me një civilizim prej më shumë se 5 mijë vjetësh askush nuk mund ti thotë Kinës atë që duhet apo nuk duhet të bëjë.
Kreu i shtetit kinez u shpreh se askush nuk është në pozicionin për ti imponuar popullit të tij dicka. Fjalimi i tij vjen në një moment kur Pekini përballet me sfidën diplomatike dhe tregtare nga ana e shteteve të bashkuara të Amerikës së presidentit Trump./abcnews.al