Isco Alarcon është objektivi i madh i Milani për merkaton e janarit. Andaluziani ishte i sigurtë se ardhja e Ancelottit do t’i sillte më shumë minuta, por deri më tani ende nuk ka një rol të rëndësishëm në klub.
Përtej situatës, kontrata e mesfushorit skadon në verën e ardhshme dhe asnjë nga palët nuk është e interesuar për të rinovuar.
Sipas TodoFichajes, Milani përfitoi nga ndeshja në Ligën e Kampionëve për future në listë lojtarin nga Malaga dhe “galaktikët” janë shprehur se nuk do ta pengonin largimin e tij.
Real Madridi do të kërkonte vetëm anulimin e pagës së mbetur, kështu që tani çdo gjë është në dorën e lojtarit për të vendosur për të ardhmen e tij. /abcnews.al/