Presidenti Ilir Meta ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të nënës së peshngritësit me origjinë shqiptare Piro Dhima.
Ngushëllimet për humbjen e nënës Meta thotë se ia ka përvjellë vetë Dhimës. Në postimin e tij thekson se e ndjera Lefteri Dhima në një kohë që mund të jetonte kudo zgjodhi Himarën.
“Sapo i shpreha ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e nënës së tij, superkampionit olimpik Pirro Dhima dhe nëpërmjet tij, të gjithë familjes së dashur Dhima. Edhe pse mund të jetonte kudo, e ndjera Lefteri Dhima, zgjodhi të jetojë në Himarën e mrekullueshme ku lutem, që shpirti i saj të prehet në paqe”, shkruan Meta.
Lefterie Dhima është përcjellë sot për në banesën e fundit në Himarë. 75-vjeçarja u gjet dje e pajetë nga fqinjët pranë kazanëve të rakisë në banesën e saj. E moshuara dyshohet se kishte katër ditë që kishte vdekur, pasi trupi ishte dekompozuar. Ajo jetonte e vetme, pasi të 2 fëmijët i kishte jashtë. Peshëngritësi është gjykuar vazhdimisht se e ka braktisur nënën e tij. Megjithatë ai i ka hedhur poshtë këto pretendime dhe sot Piro Dhima udhëtoi drejt Himarës për t’i dhënë lamtumirën e fundit nënës së tij, ku nuk mundi ta fshehë dot dhimbjen.