Një vajzë tetëvjeçare i është bashkuar një programi të lidhur me NASA-n për kërkimin e asteroideve, dhe ka parë tashmë 18 shkëmbinj hapësinorë, sipas familjes së saj. Nicole Oliveira, nga Fortaleza, Brazil , ka pasur interes për hapësirën që kur ishte e vogël.
Në moshën tetëvjeçare ajo është quajtur “astronomja më e re në botë” falë punës së saj me NASA –në kuadër të së cilës përfshihet edhe ndjekja e seminareve dhe takimi i figurave të shkencës. Projekti me të cilin ajo është e përfshirë njihet si ‘Gjuetarët e Asteroideve’ dhe është krijuar për t’i prezantuar të rinjtë me shkencën duke i ndihmuar që të bëjnë zbulimet e tyre.
Dhoma e saj është e mbushur me postera të Sistemit Diellorme raketa në miniaturë dhe figura të Luftës së Yjeve të vendosura në raftet e saj. Nicole punon nga një kompjuter me dy ekrane të mëdha, ku kalon kohën e lirë duke studiuar imazhet e qiellit të natës të marra nga teleskopët për të kërkuar gurë hapësinorë. /abcnews.al/