Vetëhelmohet me pesticide 69-vjeçarja në Poliçan

schedule16:29 - 1 Tetor, 2021

schedule 16:29 - 1 Tetor, 2021

Një 69-vjeçare nga Poliçani i ka dhënë fund jetës ditën e sotme. Viktima është Verie Kreku.

Sipas policisë ajo është gjetur nga familjarët në gjendje të rëndë rreth orës 14:45 në banesën e saj në fshatin Kapinovë dhe dyshohet të jetë vetëhelmuar me pesticide.

Gjatë transportimit për në spital, ajo ka ndërruar jetë.

Verie Kreku jetonte vetëm me bashkëshortin në fshatin Kapinovë në Poliçan. Paraprakisht dyshohet se ishin kushtet e rënda dhe depresioni që e shtynë t’i japë fund jetës./ Abcnews.al