Finlanda do të nisë vaksinimin kundër Covid, të vizonëve që ndodhen në një mijë qendrat e rritjes në vend, pas miratimit të autoriteteve për një vaksinë eksperimentale. Të rritur për të marrë pelicen e tyre, vizonët kanë rezultuar shumë në rrezik për t’u infektuar me koronavirus.
Para Finlandës, ishte Rusia, në muajin mars, e cila deklaroi se kishte regjistruar vaksinën e parë në botë kundër Covid për kafshët. Fillimisht ajo u injektua tek qentë, macet, vizonët dhe dhelprat.
Vizoni është e vetmja kafshë e identifikuar deri tani, e cila mund të transmetojë Covid tek njeriu. Danimarka, eksportuesja më e madhe e peliceve të vizonëve në Europë, përjetoi shkatërrimin e industrisë së saj të peliceve, pasi virusi u përhap në qendrat e rritjes së vizonëve në muajin nëntor të një viti më parë.
Të gjithë 15 milion vizonët në vend, u vranë./abcnews.al