Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Drogë në skaf nga Pogradeci drejt Maqedonisë, arrestohet 44-vjeçari

schedule11:50 - 1 Tetor, 2021

schedule 11:50 - 1 Tetor, 2021

Arrestohet bashkëpunëtori i 5-të i trafikantëve të drogës të ndaluar pak ditë më parë nga policia, të cilët transportonin drogë me skaf nga Pogradeci drejt Maqedonisë së Veriut. Në prnga është vënë S. O., 44 vjeç, banues në fshatin Blacë, Pogradec.

Gjatë dy fazave të para të këtij operacioni të finalizuar më 7 korrik dhe 14 shtator të këtij viti janë arrestuar katër persona si dhe janë sekuestruar 61 kg kanabis. Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.

Njoftimi i policisë

Vijon operacioni policor i koduar “Hudënishti”. Shkon në 5 numri i të ndaluarve në kuadër të këtij operacioni, vihet në pranga njëri prej shtetasve të shpallur në kërkim për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Gjatë dy fazave të këtij operacioni, u sekuestruan gjithsej 61 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në pako, sasi e destinuar për t’u trafikuar jashtë vendit.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Hudënishti”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të narkotikëve, të finalizuar në dy faza më datë 07.08.2021 dhe 14.09.2021, si rezultat i të cilit u ndaluan 4 shtetas, u shpallën në kërkim 4 të tjerë dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale në total 61 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, sasi e cila kishte destinacion trafikimin drejt Maqedonisë së Veriut, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë të mundur ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim S. O., 44 vjeç, banues në fshatin Blacë, Pogradec.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me vendimin e datës 13.08.2021, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj 44-vjeçarit, për veprat penale të lartpërmendura, i cili nga verifikimet e kryera rezulton të ketë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme drejt vendit tonë. Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.

m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!