Miss Univers 2018 e zgjedhur nga një juri e përbërë vetëm me femra

schedule19:34 - 17 Dhjetor, 2018

schedule 19:34 - 17 Dhjetor, 2018

Juria e përbërë vetëm me gra e Miss Univers 2018, zgjodhi si fituese të konkursit të bukurisë 24 vjeçaren Katriona Grei, Miss Filipine. Në konkursin e këtij viti u shënua dhe pjesëmarrja e transgjinores së parë si konkurente, Miss Spanja.

Është Katriona Grei, 24 vjeç Miss Filipine, Mis universi i ri i zgjedhur në Bangkok duke lënë prapa 93 kandidatet e tjera. Grei, e cila ishte veshur me të kuqe duke u frymëzuar nga vullkani në vendin e saj të lindjes, u shpreh se kishte një arsye për të zgjedhur atë ngjyrë: “Nëna ime kur isha 13 vjeç më thoshte se do të bëhesha Mis Universi dhe do të isha e veshur me të kuqe”.

Grai është Miss Universi i parë që zgjidhet nga një juri e përbërë nga vetëm gra, një kthesë historike në konkursin e bukurisë si pasojë e fushatës #metoo. Konkursi i këtij viti kishte dhe kandidaten e parë transgjinore, Miss Spanjën Anxhela Pons. Por u shoqërua dhe me polemika si në rastin e konkurentess amerikane Sara Roz Samers e cila u tall me konkurentet e Kamboxhias dhe Vietnamit për anglishten e tyre./abcnews.al