Avokat Ngjela ngre dolli: NATO e goditi Serbinë, shqiptarët nuk mposhten kurrë

schedule17:27 - 30 Shtator, 2021

schedule 17:27 - 30 Shtator, 2021

Sot në Bruksel u arrit marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave. Avokat Spartak Ngjela ka ngritur një dolli dhe shprehet se shqiptarët nuk do të mposhten kurrë, ndërsa NATO sipas tij e goditi Serbinë.

Ju përshëndes. Gëzuar bashkatdhetarëve kudo ku ndodhen! NATO e goditi Serbinë si “shtet autokrat që provokon fqinjët”. Kurrë nuk mund të mposhten dot më shqiptarët”, shkruan Spartak Ngjela.

Por cfarë thotë pakti i arritur në Bruksel?

Sipas marrëveshjes trepikëshe, të shtunën me 2 tetor njëkohësisht do të ndodhë largimi i barrikadave dhe i njësive të posaçme të policisë nga vendkalimet kufitare në veriun e banuar me shumicë serbe.

Forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja do të sigurojnë vendkalimet kufitare për dy javë.

Nga data 4 tetor, do të zbatohet vënia e fletë ngjitëseve në targat e makinave, reciproke deri në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!