Euobserver: Gjermania kundërshton lëvizjen e lirë për Ballkanin dhe Lindjen

schedule13:53 - 29 Shtator, 2021

schedule 13:53 - 29 Shtator, 2021

Shqipëria ndër 10 vendet më problematike për kërkesat e azilit. Media europiane, Euobserver ka botuar një artikull mbi mundësinë e rikthimit të vizave në Ballkanin Perëndimor bazuar

në dokumentin e brendshëm të BE -së të 27 shtatorit (të parë nga Euobserver), i cili  është prezantuar përpara samitit të BE-Ballkani Perëndimor në 6 tetor në Slloveni. Sipas artikullit, Franca, Gjermania dhe Italia, Belgjika dhe Republika

Ceke kanë shprehur zhgënjim mbi abuzimin e lëvizjes së lirë afatshkurtër, ndaj disa vende të  partneritit  të Lindjes dhe Ballkanit Perëndimor.  Në dokument, thuhet, se ka një rritje me më shumë se 50 përqind të qëndrimeve të jashtëligjshme  të aplikantëve për azil me përqindje të ulëta pranimi të kërkesave të azilit, Kjo ka bërë që rikthimi i vizave të jetë objekt diskutimi në rritje në gjirin e shteteve anëtare të Bashkimit Europian.

Në dokument, Gjermania shënjestroi kryesisht Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën. Ajo gjithashtu fajësoi Shqipërinë dhe Serbinë si ndër 10 vendet krysore problematike për kërkesat e pabazuara të azilit.. Ajo regjistroi rritje në “shkeljet e paautorizuara të qëndrimit” nga Shqipëria, Moldavia dhe Ukraina – pavarësisht një rënie të përgjithshme vitin e kaluar për shkak të pandemisë. Shqetësim për numrin e lartë të kërkesave të pabazuara të azilit nga Shqipëria ka dhe Franca, që citohet të jetë gjithashtu e pakënaqur me Shqipërinë dhe Gjeorgjinë dhe mbetet e kujdesshme ndaj serbëve. Pika kyçe e artikullit ka të bëjë me alarmin që nge dokumenti i shteteve anëtare të BE-së “ Në rast të një përmirësimi të vogël ose aspak të çështjes së kërkesave të azilit nga vendet e treta,  Komisioni Evropian duhet të theksojë se fillimi i mekanizmit të pezullimit të vizave është një opsion i vërtetë,” citohet dokumenti i delegacionit gjerman në artikull.

“Qytetarët nga Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë lejuar të udhëtojnë në BE pa vizë deri në 90 ditë që nga dhjetori 2009. Kjo u pasua në 2010 me Shqipërinë dhe Bosnë dhe Hercegovinën, Moldavinë në 2014, dhe Gjeorgjinë dhe Ukrainën në 2017. Udhëtimi pa viza shihet nga Komisioni Evropian si një “arritje e rëndësishme” në marrëdhëniet midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dhe republikat ish-shteteve sovjetike nën ombrellën e politikës së saj të

“Partneritetit Lindor”.  Por jo të gjithë janë të lumtur, pasi kërcënimi i të ashtuquajturit ‘mekanizmi i pezullimit të vizave’ tani po diskutohet në mënyrë aktive. Holanda është shteti i parë dhe i vetëm i BE-së që deri më tani ka kërkuar pezullimin e lëvizjes së lirë për Shqipërinë. Por kërkesa e saj, kundër Shqipërisë në vitin 2019, u refuzua nga Komisioni Evropian. /abcnews.al