Moti i keq prek Italinë, reshje dëbore dhe ulje temperaturash

schedule18:30 - 16 Dhjetor, 2018

schedule 18:30 - 16 Dhjetor, 2018

Italia është prekur nga vala e motit të keq me ulje të temperaturave. Në veri ka pasur rrjeshje të dendura dëbore. Qytetarët kanë hasur problem në qarkullim.
E gjithë Italia është në alarm, me rënien e temperaturave. Mbrojtja Civile ka lëshuar një paralajmërim për kushtet e pafavorshme të motit dhe ngriti nivelin e alarmit. Hekurudha e shtetit aktivizoi fazën e planit të veprimit kundër dëborës dhe acarit, veçanërisht në Valle d’Aosta, Piemonte, Liguria, Lombardi, Emilia-Romagna dhe Alto Veneto. Këto janë efektet e stuhisë që vjen nga Atlantiku.

Parashikohen rreshje dëbore në pjesën më të madhe të vendit, por kryesisht në veri do të jenë më të dendura. Piemonte është rajoni i parë që hasë efektet e stuhisë së motit të keq. Sipas mediave, reshjet e dendura të dëborës, por dhe ngricat në rrugë kanë shkaktuar probleme në qarkullim në shumë zona të Italisë. Fatmirësisht nga ulja e temperaturave dhe moti i keq nuk ka të lënduar apo viktima./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!