Eurokomisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi sot pritet të vizitojë Shkupin. Siç raportojnë mediat në Maqedoninë e Veriut, ai do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev për të diskutuar për zgjidhje rreth kontestit mes Sofjes dhe Shkupit, gjegjësisht zhbllokimin e rrugës për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritarë me BE-në.
Varhelyi javën e kaluar ka vizatuar Bullgarinë, ku mes tjerash është takuar me presidentin bullgar Rumen Radev dhe ministrin teknik për Punë të Jashtme, Svetllan Stoev, ku është biseduar për heqjen e bllokadës bullgare dhe nisjen e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE.
Vizita e Varhelyi vjen një ditë pas vizitës së kreut të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila deklaroi se është optimiste për mbajtjen e mbledhjeve të para ndërqeveritare me Shkupin dhe Tiranën, deri në fund të vitit.