Gjykata e Lartë ka vendosur të kthejë çështjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në Apelin e GJKKO, por me një trupë tjetër gjykuese. Gazetari Ermal Vija raporton se GJL ka pranuar kërkesën e avokatëve.
Prokuroria kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Apelit të Posaçëm, për rigjykim të Tahirit. Ndërkohë, avokati i ish-ministrit, Maks Haxhia kërkoi prishje e vendimit për shkak të shkeljes së procedurave dhe shqyrtimin e dosjes në gjykatën e Apelit të Posaçëm, por nga një tjetër trupë gjykuese.
Në këto kushte, Gjykata e Lartë duhet të vendoste ose të rikthejë hetimet në pikën zero, ose të rikthejë çështjen në Apel, dhe të gjykohet nga një trupë e re gjyqtarësh. Pas shqyrtimit, trupa gjykuese vendosi për këtë të dytën. Tashmë Tahiri do të rigjykohet nga Shkalla e Dytë, e cila do të marrë një vendim përfundimtar.
Kujtojmë se Saimir Tahiri u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda për “shpërdorim detyre” me 3 vite shërbim prove, ndërsa më vonë Apeli i Posaçëm e prishi vendimin dhe e ktheu për rigjykim në Shkallën e Parë. Më pas ish-ministri bëri rekurs dhe dhoma e këshillimit e Gjykatës së Lartë. g.v/abcnews.al