Gjykata ka lënë në burg, Fadil Likajn, i cili plagosi ish-të dashurën në Vlorë. Siç raporton gazetari Elton Nikaj, trupa gjykuese ka dhënë për të masën “arrest me burg”.
Gjate seancës Likaj ka thënë gjeneralitetet dhe ka deklaruar se është dakord me avokatin. Ai është shprehur se është i penduar si dhe i ka kërkuar familjes së ish të dashurës.
“Jam i penduar. I kërkoj falje familjes së vajzës”, është shprehur ai. Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura.
Ngjarja ndodhi më 25 shtator, në një lokal në Vlorë. 30-vjeçari udhëtoi nga Shkodra për tu sqaruar me të dashurën, e cila kishte vendosur të ndahej.
Likaj me sa duket nuk e ka pranuar dot refuzimin e 20-vjeçares, K.Z nga Berati, e cila kërkonte t’i jepnin fund. Në sherr e sipër, ai e ka qëlluar me një plumb pistolete vajzën.
Debati mes tyre ka nisur menjëherë sapo janë takuar në lokal. Ndërsa dëshmitarët thanë se i riu e ka tërhequr vajzën zvarrë për disa metra dhe më pas i ka drejtuar pistoletën. E ka qëlluar me një plumb afër kokës. Në çantë ka pasur dy granata, njërën e hodhi në lokal, por fatmirësisht nuk shpërtheu pasi kishte siguresën. Përpara hetuesve Likaj ka thënë se ka dashur vetëm ta trembë. g.v/abcnews.al