Nëse i përkisni grave me flokë të hollë, pa shumë volum, me siguri kërkoni një prerje flokësh të përshtatshme për ju. Ka shumë truke që mund të përdorni, madje edhe më shumë modele flokësh që mund t’i bëni vetë për t’i bërë flokët tuaj të duken më të trashë.
Por a keni dëgjuar për prerjen e flokëve të kaligrafisë? Kjo prerje ka të bëjë më shumë me një teknikë sesa me një lloj prerje flokësh të tilla si bob. Është quajtur kështu falë mjetit të përdorur, një vegël me një teh i mprehtë në majë.
Jep një efekt shumë të butë në skajet e flokëve, me një volum të jashtëzakonshëm. Kjo është një teknikë e specializuar që përdoret më shumë tek vajzat me flokë të hollë, të cilët duan të fitojnë volum pa bërë domosdoshmërisht ndryshime të mëdha në prerjen e flokëve.
/abcnews.al