Pas disa ditëve qetësi, Kozak Braçi i njohur ndryshe edhe si “mbreti i Instagramit” është rikthyer. Në një video të postuar në rrjetet sociale, Kozaku kërcënon personat që e rrëmbyen, që nëse kanë guxim të provojnë që ta marrin sërish peng.
“Le të vijnë edhe njëherë, të vijnë ta provojnë, tani ata kërkojnë falje” shprehet ai. Daniel Dushku, vëllai i Fabio Dushkut i cili bashkë me tre persona të tjerë e mori peng u shpreh se “Braçit i dhanë ca shpulla dhe nuk janë përdorur thika apo pistoleta“. / Abcnews.al