Talibanët u kanë ndaluar berberëve në Afganistan që të shkurtojnë mjekrën pasi sipas tyre kjo shkel interpretimin e tyre për ligjin islam.
“Kushdo që shkel ligjin do të ndëshkohet”, paralajmëroi policia talibane.
Disa berberë në kryeqytetin afgan, Kabul tha se kishin marrë të njëjtin urdhër gjatë orëve të fundit.
Që nga marrja e pushtetit, talibanët kanë ndërmarrë vendime ekstreme për ata që kundërshtojnë urdhrat e tyre. m.v/abcnews.al