Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Kosovë, kryeministri Edi Rama është takuar këtë mesditë me kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn.
Edhe takimi mes tyre është mbajtur me dyer të mbyllura, ashtu si edhe me krerët e partive tjera politike. Ky takim vjen ndërkohë që raportet mes Ramës dhe Haradinajt kanë qenë shpesh të tensionuara, me përplasje të forta në distancë.
Rama u takua fillimisht me homologun e tij Albin Kurti, i cili e priti me ceremoni shtetërore, sipas protokollit. Dy kryeministrat mbajtën një konferencë të përbashkët për mediat.
Gjithashtu, kryeministri u takua sot me kryetarin e PDK, Memli Krasniqin, kreun e LDK, Lumir Abdixhikun dhe Behgjet Pacollin. g.v/abcnews.al