Serbia ka vendosur katër automjete të blinduara në veri me Kosovën, të cilët janë pozicionuar më pak se dy kilometra nga zona kufitare.
Ministri i Mbrojtjes i Serbisë tha se njësitë e Ushtrisë Serbe janë në gatishmëri të lartë luftarake në garnizonet e Rashkës dhe Novi Pazarit.
“Ushtria jonë nuk provokon, por është e gatshme t’i mbrojë njerëzit nëse ndodh ndonjë gjë që rrezikon jetën e tyre. E rëndësishme është të shoh që këta njerëz janë gati”, tha ai. m.v/abcnews.al