Dënohet me 1 vit burg për “shpërdorim detyrë” kreu i IKMT

schedule18:22 - 14 Dhjetor, 2018

schedule 18:22 - 14 Dhjetor, 2018

Gjykata e Tiranes ka dhënë një dënim me 1 vit burg për kreun e Inspektoriatit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit. Fatmir Metaj u deklarua i fajshëm në përfundim të një procesi gjyqësor ku akuzohej për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”. Sipas prokurorisë kjo vepër është konsumuar nga Metaj në periudhën 2013-2014, kur IKMT ka prishur katër ndërtesa në kryeqytet, një prej të cilave ishte e pajisur me leje ndërtimi, ndërsa tre të tjera ishin në proces legalizimi.

Sipas të njëjtit vendim Metaj i hiqet e drejta e ushtrimit të funksioneve publike për një periudhe 3 vjeçare. Emri Metajt është lakuar disa herë për shkak të përplasjeve me deputetët e opozitës gjatë aksioneve për prishjen e objekteve që preken nga ndërtimi i veprave publike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!