Myrto Uzuni vazhdon të shkëlqejë në Hungari, ndërkohë që sot protagonistë kanë qenë edhe Ermir Lenjani dhe Lindon Selahi, edhe këta pjesë e kombëtares së Shqipërisë.
Beratasi që në minutën e katërt fitoi një penallti që i dha mundësin skuadrës së Ferencvaros të kaloj në avantazh. Sulmuesi në fund shënoi edhe gol, duke i çuar shifrat në 3-1 kundër Ujpest.
Në Kroaci Lindon Selahi shënoi golin e parë në kampionat, me një goditjet të saktë brenda zone. Mesfushori realizoi në minutën e parë të pjesës së dytë, duke i barazuar shifrat në 2-2.
Rijeka, skuadra e tij, shënoi më pas edhe dy gola kundër Gorica, që kishte në fushë nga fillimi edhe Albi Dokën dhe me rezultatin 4-3 fitoi dhe mori tre pikët.
Ermir Lenjani është rikthyer protagonist me Grasshoppers, që sot mposhti skuadrën e Sion 3-1. Mbrojtësi dha asist n golin e tretë të skuadrës nga Zyrihu, në minutën e 50-të. /abcnews.al