Vlora Çitaku: Çfarë po bën ambasadori rus në kufirin Kosovë–Serbi?

schedule17:44 - 26 Shtator, 2021

schedule 17:44 - 26 Shtator, 2021

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku denoncon prezencën e ambasadorit të Rusisë në Beograd, në afërsi të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, duke pyetur se çfarë po bën ai atje.

Çitaku ka pyetur në Twitter se pse ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan Kharchenko bashkë me ministrin serb të Mbrojtjes shkuan atje.

 

“Çfarë po bën ambasadori rus në Beograd duke patrulluar kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. Pse është atje me ministrin serb të Mbrojtjes?”, ka shkruar ajo.

Ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviç, i shoqëruar nga shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviç dhe ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Bocan Kharchenko, vizituan njësitë serbe në Rashkë, në afërsi të kufirin në Jarinjë./ Gazeta Ekspres