Maqedonia e veriut ditën e hënë nis aplikimin e dozës së tretë të vaksinës anti Covid tel qytetarët mbi 60 vjeç, punonjësit shëndetësor dhe personat me sëmundje imunologjik.
Lajmi është bërë i ditur përmes një deklarate për mediat nga ministri i Shëndetësisë venko Filipçe.
“Qytetarët mbi 60 vjet, sipas kohës se kur e kanë pranuar dozën e dytë të vaksinës do të marrim mesazh për vaksinim, kurse mesazhi do të rikujtim se do të mund të vaksinohen në vendin më të afërt”, ka thënë Filipçe.
Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve për skriningun në shkolla, Filipçe theksoi se me siguri do të fillojë pas 2 javëve.
“Unë besoj se përgatitjet do të përfundojnë këtë javë dhe se javën e ardhshme do të mund ta fillojmë me testim. Qëllimi është që të zbulohen bartësit eventual asimptomatik të virusit”, tha mes tjerash Filipçe./abcnews.al