Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, nuk ka qenë i pranishëm sot në takimin e kryeministrit Kurti me liderët e opozitës, në të cilin u diskutua për gjendjen në veri.
Pas mbajtjes së këtij takimi, ku të pranishëm ishin kreu i PDK-së Memli Krasniqi dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku, Haradinaj ka thënë se në orën 09:00 të mëngjesit ka qenë në zyrën e Kurtit, por të njëjtin nuk e ka gjetur aty.
Haradinaj thotë se për situatën në veri koordinimi me aleatët tanë duhet të jetë përhershëm.
Reagimi i plotë i Haradinajt:
I jam përgjigjur kërkesës për takim me Kryeministrin në orën 9 dhe unë në këtë orë isha në zyrën e tij, por ai nuk ishte aty!
Takimi do të duhej të ishte informativ për situatën e sigurisë në veri.
Qëndrimi im për situatën në veri është i qartë dhe ai nuk ndryshon kurrë, pavarësisht nëse vjen kryeministri në takim apo jo!
Kosova duhet të mbrohet edhe me jetë.
Gjithmonë me mbrojtësit e Kosovës!
Unë kam qenë dhe jam në Kosovë dhe për Kosovën në çdo kohë dhe situatë.
Koordinimi me aleatët tanë duhet të jetë përhershëm!