Kryeministri i Kosovës ka zgjedhur një fotografi emocionuese me babain e tij për të uruar krijimin e ushtrisë së Kosovës. Përballë njëri tjetrit, Haradinaj zgjedh vetëm tre fjalë: Plak, ushtria u bë!.
Ndërkohë në kryeqytetin kosovar kanë nisur festimet. Qytetarët kanë sfiduar temperaturat e ulëta dhe janë mbledhur para selisë së Kuvendit. Në orën 17.00 pritet dhe parakalimi i parë i forcave të ushtrisë së Kosovës. /abcnews.al