Makthi i natës, çfarë sinjalizojnë ëndrrat me gjarpërinj

schedule14:37 - 25 Nëntor, 2022

schedule 14:37 - 25 Nëntor, 2022

Stephanie Gailing, astrologe dhe interpretuese ëndrrash thotë se gjarpri në ëndërr mund të ketë një domethënie të madhe por jo gjithmonë një kuptim negativ. Në fakt, ëndrrat për gjarpërinjtë mund të simbolizojnë ngjarje pozitive në jetën tuaj si transformimi, krijimtaria dhe pjelloria, sipas Well and Good. 

Për të kuptuar se çfarë do të thotë ëndrra për ju, Gailing këshillon ëndërrimtarët të kenë një qasje me dy drejtime. Së pari: “Si ndiheni për ëndrrën që patë?” Së dyti, merrni parasysh atë që gjarpri po bën në ëndrrën tuaj. “A po ju sulmon gjarpri?”

Gjarpri po heq lëkurën e tij: Vdekja dhe rilindja

Nëse dikush që ka frikë nga gjarpërinjtë, kjo mund të nënkuptojë se ata kanë frikë nga ndryshimi ose transformimi.

Jeni jashtë për një shëtitje dhe shihni një gjarpër: Ka diçka në jetën tuaj që ia vlen të rishqyrtohet.

Sipas ekspertes, kjo mund të jetë një shenjë se diçka në jetën tuaj ka nevojë për më shumë vëmendje.

Ka një gjarpër në dhomën tuaj të gjumit: Kreativiteti dhe seksualiteti

Në këtë rast, ëndrrat me gjarpërinj në shtratin tuaj mund të jetë reflektues i forcës suaj krijuese dhe seksualitetit.

Ëndrra e përsëritur me gjarpërinj

Kjo tregon se ka diçka që përpiqet të tërheqë vëmendjen tuaj. Është diçka që duhet rishikuar. Nëse keni parë shpesh një ëndërr të tillë, merrni parasysh përsëri se si ndiheni për atë gjarpër. A jeni miqësuar me frikën tuaj? A e keni përfunduar transformimin? A po bëheni aleat i procesit të shërimit?/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!