Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Elon Musk ndahet nga partnerja pas tre vitesh

schedule18:36 - 24 Shtator, 2021

schedule 18:36 - 24 Shtator, 2021

Elon Musk dhe Grimes, emri i vërtetë i së cilës është Claire Elise Boucher janë ndarë pas tre vitesh. Themeluesi i SpaceX konfirmoi se ai dhe këngëtarja kanadeze i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre por vazhdojnë të mbajnë një raport të mirë për hir të djalit të tyre, 1-vjeçar, raporton Page Six.

“Ne jemi gjysmë të ndarë, por ende e duam njëri-tjetrin, shihemi shpesh dhe jemi në marrëdhënie të shkëlqyera. Puna ime në SpaceX dhe Tesla kërkon që të jem kryesisht në Teksas ose të udhëtoj jashtë vendit dhe puna e saj është kryesisht në LA. Ajo po qëndron me mua tani dhe Baby X është në dhomën ngjitur.”, tha ai.

Elon Musk and Grimes BREAK UP one year after birth of their son X Æ A-Xii

Musk dhe Grimes mirëpritën djalin e tyre në maj 2020. Ata u panë për herë të fundit së bashku në Met Gala në fillim të këtij muaji, por Grimes eci vetëm në tapetin e kuq. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!