Ruzmira Beqiraj Bejaj dhe Rubina Bejaj janë nënë e bijë dhe njëherazi më të pëlqyerat e momentit.
Ato ndajnë të dyja pasionin për pikturën. Të ftuara në “ABC e Mëngjesit”, vogëlushja dhe mami ndan detaje rreth pasionit të tyre, madje vëmendje të madhe tërhoqi edhe fustani që Rubina mbante të veshur. Ky i fundit pasqyronte një nga vizatimet e saj, të pikturuar edhe nga nëna në fazën përfundimtare.
“Rubina që e vogël është frymëzuar, ka ndikuar prezanca ime ndaj artit. Si të thuash e ka të trashëguar.
Patjetër që vajza ime e ka ekskluzive këtë gjë, por unë jam mësuese arti në Qendrën Kulturore të Fëmijëve.
Skica është e realizuar nga Rubina dhe e hapur në atë lloj forme është e realizuar nga unë. Prandaj eëdhe kur lahet nuk hiqet.
Te fustani është treguar historiku i këngës “Lapsi dhe goma”, të cilën Rubina e ka sjellë si cover punuar me Sokol Marsin”, u shpreh Ruzmira.
Ndërsa vogëlushja shtoi: “E kam qejf vetë pikturën. Herën e parë kam pikturuar në telajo diçka abstrakte. Më pëlqen edhe muzika./abcnews.al