Baste dhe fajde, Gazetari: Historia e gjyqtares që i shpëtoi drejtësisë dhe punon në kishë

schedule22:26 - 22 Shtator, 2021

schedule 22:26 - 22 Shtator, 2021

Gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar që janë shkarkuar nga vettingu ishte tema e emisionit “Bardh a Zi” mbrëmjen e sotme në “ABC”. Debatet në panel ishin të shumta për standardet e dyfishta të institucioneve të vettingut, KPK-së dhe KPA-së. “Burrë e grua me të njëjtën pasuri në një shtëpi, burri është shkarkuar, gruaja jo, kjo është ajo me dy standarde” tha avokati Saimir Vishaj.

Avokati tregoi edhe disa nga “bëmat” e gjyqtarëve dhe prokurorëve. “Shumë prokurorë dhe gjyqtarë loznin lloto sport me numër llogarie apo kanë dhënë para me fajde, edhe këto të vërteta. Presim çudira të reja. Sepse tani do kalojnë shkalla e parë. Ne nuk e kishim imagjinuar dot, që këto fajdet apo llotot. Ka pasur edhe drejtues prokurorie që figurojnë më këtë lloj skeme” tha Vishaj.

Gazetari Adriatik Doçi  u shpreh se janë 25 gjyqtarë dhe prokurorë që u është refuzuar viza për në SHBA. E ndërsa një pjesë nuk hoqën dorë, të tjerë që e parandjenë rrezikun dhe dhanë dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë. Gazetari Doçi tregoi edhe një rast të veçantë. “Një gjyqtare dha dorëheqjen dhe punon në kishë tani. Këto janë çudirat e vettingut” tha ai.

Avokati Genc Gjokutaj u shpreh se duhet të ishte drejtësia që t’i bënte vettingun politikës dhe jo e kundërta, pasi e përdori. Por a e dinte politika këtë që ndodhte në sistemin e drejtësisë? “Ka pasur shoferë ambasadash që emëroheshin gjyqtarë” tha Gjokutaj./ db/Abcnews.al