Policia i shkoi në shtëpi, gruaja e Adriatik Llallës: Nuk e di ku ndodhet

schedule21:36 - 22 Shtator, 2021

schedule 21:36 - 22 Shtator, 2021

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla zyrtarisht nuk ndodhet në Shqipëri. Gazetarja e “ABC” Xhensila Kodra raporton se Llalla rezulton që të ketë dalë nga vendi në datë 9 shtator në orën 18:00 nga aeroporti i Rinasit për në Romë.

Ditën e sotme Apeli i Gjykatës së Posaçme la në fuqi vendimin për dënimin me 2 vite burg.

Vendimi është i formës së prerë dhe për këtë arsye SPAK nxori urdhër arrestin, por policia Llallën nuk e gjeti në shtëpi pas kontrollit që bëri mbrëmjen e sotme.

Gruaja e ish-kryeprokurorit mësohet se është shprehur se “nuk kam dijeni ku ndodhet”. Avokati Sokol Hazizaj e cilësoi vendimin të pa drejtë dhe për këtë do i drejtohet Gjykatës së Lartë.

Gjykata e Posaçme i konfiskoi 11 mijë metra katrorë tokë dhe një apartament në Durrës si dhe i hoqi të drejtën që të mos ushtrojë për 5 vite funksione publike pas dënimit për fshehje pasurie.

Llalla është ish-zyrtari i parë i lartë i drejtësisë që dënohet me burg. Në vitin 2018 Llalla u shpall “non grata” nga SHBA./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!