Një Lamborghini Centenario Roadster ka dalë në shitje në Gjermani për 4.75 milion euro. Lamborghini prodhoi vetëm 20 njësi të Centenario Roadster dhe 20 njësi të tjera Centenario Coupé, gjë që e bën makinën veçanërisht të rrallë dhe të shtrenjtë.
Modeli në fjalë vjen në një ngjyrë të kuqe dhe të zezë me detaje në fibër karboni me shkëlqim. Është një çmim i çmendur që shumë pak në planet do të ishin të gatshëm të paguanin për këtë makinë, pavarësisht faktit se Lamborghini Centenario Roadster ka përshkruar vetëm 68 kilometra.
Çmimi është edhe më befasues duke pasur parasysh se jo më shumë se disa javë më parë një Lamborghini Centenario Roadster u vu në shitje nga një shtëpi ankandi kanadeze, por mbeti e pashitur me çmimin fillestar të vendosur në 1.7 milion dollarë, madje më të ulët se sa çmimi origjinal i makinës.
/abcnews.al