Pas krimit makabër që kreu pak muaj më parë, piloti 32-vjeçar Babis Anagnostopoulos duket se është braktisur nga të gjithë. Vëllai i tij ka thyer heshtjen duke folur për vrasjen e Caroline Crouch që tronditi vendin në muajin maj. Në një intervistë për mediat greke ai mohon çdo lloj përfshirje në këtë ngjarje.
“Përfshirja ime në krim nuk po hetohet në asnjë mënyrë. Unë kurrë nuk jam thirrur nga GADA për dëshmi ose nga ndonjë autoritet tjetër”, tha ai.
Vëllai i pilotit u trondit nga kthesa e fortë që mori ngjarja. Derisa u zbulua identiteti i vërtetë i vrasësit të Caroline, ai dhe familja e tij po i qëndronin pranë Babis.
“Askush nga ne nuk mendonte si mund ta kishte bërë këtë. Vërtetë shumë e vështirë për të gjithë. E gjithë kjo ishte aq e pamundur deri në momentin e arrestimit të tij. Ne thonim çfarë budallaqesh po shkruan shtypi”, u shpreh ai.
30-vjeçari thotë se nuk e ka vizituar Babisin në burg duke treguar se nuk e ka parë që nga dita kur ai u arrestua.
“Kur mora vesh se vëllai im është vrasësi, isha në Alonissos, ditën kur vëllai im shkoi me helikopter dhe u arrestua. E mësova nga postimet në mediat sociale. Pozicioni im është i vështirë. Unë e njihja Caroline. Gjatë gjithë kësaj kohe, teksa ai është në burg, unë nuk e kam vizituar Babisin. Nuk e kam parë fare”, nënvizon ai. m.v/abcnews.al