Mbretëresha Elizabeth kundërshton me vendosmëri ndryshimet e planifikuara nga Princi Charles sapo të marrë fronin, përfshirë kthimin e Pallatit Buckingham në një muze. British Mirror citon një burim, sipas të cilit plani për ta kthyer pallatin në një muze “nuk do të realizohet së shpejti” dhe për sa kohë që Elizabeth është në fron.
Pallati është vendi ku mbretëresha rriti katër fëmijët, duke kryer detyrat e saj për dekada të tëra. Në 1993, pallati u hap për publikun duke lejuar vizitorët të shikojnë pjesë të caktuara të pallatit me 775 dhoma por jo apartamentet familjare. “Ajo nuk është shumë e interesuar për këtë ide dhe natyrisht, beson se ajo duhet të mbetet një lloj shtëpie familjare.”, tha burimi.
Një nga arsyet që Charles kërkon të marrë këtë vendim është kostoja e lartë e mirëmbajtjes. Pallati u restaurua për herë të fundit në Luftën e Dytë Botërore, dhe ndërsa një rinovim prej 500 milion dollarësh u miratua në 2016, nuk do të jetë gati deri në vitin 2027. /abcnews.al