Snajperët gati, policia e Kosovës monitoron situatën në Jarinjë

schedule17:53 - 21 Shtator, 2021

schedule 17:53 - 21 Shtator, 2021

Ndërkohë që në Jarinjë është bllokuar qarkullimi nga automjetet dhe kamionët e protestuesve serbë, të cilët kundërshtojnë reciprocitetin e targave, situata po vëzhgohet edhe nga majat e larta malore të veriut.

Mediat në Kosovë kanë publikuar pamje, ku një grup i policisë së Kosovës shfaqet duke vëzhguar, me anë të snajperëve.

Pavarësisht bllokimit të rrugës dhe forcave të shumta policore, situata në pikën kufitare në Jarinjë paraqitet e qetë.