Nga Ermal Vija
Personat e vënë nën akuzë për tenderin abuziv të uniformave të Policisë së Shtetit, ditën e nesërme pritet që të ballafaqohen mes tyre. Burime nga institucioni i akuzës bëjnë me dije se ballafaqimi mes tyre do bëhet për shkak të pretendimeve të tyre, shumica e të cilëve kanë mohuar përgjegjësinë penale, apo se kanë përfituar nga ky tender.
Në lidhje me tenderin në deklarimet e tyre anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave kanë deklaruar përpara hetuesve se përgjegjësia është edhe e zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Brendshme, ku sipas deklarimeve të tyre ato kanë pasur dijeni për tenderin që i kushtoi buxhetit të shtetit plot 28 milionë euro.
Referuar dosjes hetimore, gjatë hetimeve për këtë tender SPAK ka konstatuar shkelje të rregullave të prokurimit publik, bërë nga anëtarë të Njësisë së Prokurimit si të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me titullarin e Organit Qendror Blerës, dhe si pasojë kanë sjellë avantazhe dhe privilegje të padrejta në kualifikimin e operatorit fitues në këtë procedurë prokurimi.
Për këtë çështje nën akuzë janë vënë 9 persona, por pritet që në vazhdim numri i të akuzuarve të rritet pasi sipas burimeve SPAK i ka shtrirë hetimet edhe tek zyrtarë të tjerë që mund të kenë ndikuar në këtë tender.
Arrest me burg
Edlira Naqellari
Flutura Çerkezi
Ani Omuri
Kleviz Hasani
Kreshnik Bejkaj
Fatmir Femneri
Mariglen Buxali
Gëzim Mingaj
Arrest shtëpie
Anisa Bogdani
/Abcnews.al