Dy persona janë arrestuar në Berat për dhunë në familje dhe drejtim makine në gjendje të dehur.
33-vjeçari me inicialet B.D. u arrestua me akuzën se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Ndërsa E.B., 59-vjeç u arrestua pasi në vendin e quajtur “Moravë” është përfshirë në një përplasje me dëme materiale.
Nga kontrolli i ushtruar me aparatin drager, u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme./ Abcnews.al