Partia Liberale e Justin Trudeau ka fituar ngushtë zgjedhjet në Kanada, por nuk arriti të sigurojë shumicën. Kjo është fitorja e tretë e Trudeau në zgjedhjet federale.
Liberalët parashikohen të fitojnë 156 vende, pra më pak se 170 vendet e nevojshme për shumicën që Trudeau kërkonte me zgjedhjet e parakohshme.
Konservatorët kanë mbajtur statusin e tyre kryesor opozitar dhe pritet të fitojnë rreth 122 vende.
“Miliona kanadezë kanë zgjedhur një plan progresiv” u tha Trudeau mbështetësve në Montreal në orët e para të mëngjesit të së martës.
“Ju zgjodhët një qeveri që do të luftojë për ju” tha ai./ Abcnews.al