Dy persona janë arrestuar në Kurbin për kultivim kanabisi, ndërsa është proceduar penalisht kryetari i fshatit, për shpërdorim detyre. Të arrestuarit janë; P. M., 29 vjeç dhe M. M., 24 vjeç, banues në Ferrë Trashë, Mamurras.
Dy të rinjtë, sipas policisë janë kapur në kushtet e flagrancës, duke kultivuar bimë narkotike në afërsi të banesës së tyre, në vendin e quajtur “Ferrë Trashë”, Njësia Administrative Mamurras, Kurbin.
Në vijim të veprimeve hetimore filloi procedimi penal në gjendje të lirë edhe për M. K., 59 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Ferrë Trashë, pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorim detyre.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Moskallëzimi i krimit”./ Abcnews.al