Borko Stefanoviç, ish-negociatori i Serbisë, ka pasur fjalë qortuese për pushtetin në Serbi në lidhje me operacionin në veri sa i përket dezinformimit të një marrëveshjeje të vitit 2016 për targat.
Ai ka konfirmuar se kjo marrëveshje për targat e veturave ka skaduar.
“Marrëveshja është arritur më 2011-n, që qytetarët me targa të Kosovës duhet të vënë targa të përkohshme në momentin kur futen në Serbi. Më 2016, Vuçiçi dhe Daçiçi pranuan se kjo vlen edhe pesë vjet. Kjo tash ka skaduar. Po gënjen regjimi juaj. Shpjegojani serbëve në Kosovë se si i ‘mbroni’”, ka shkruar Stefanoviç.
Policia e Kosovës e ndërmori një operacion në veri për të zbatuar marrëveshjen në fjalë për targa të përkohshme./ Gazeta Ekspres