Mbi 2 mijë të infektuar, humbin jetën 44 persona nga Covid në Itali

schedule17:54 - 20 Shtator, 2021

schedule 17:54 - 20 Shtator, 2021

Në Itali krahasuar me një ditë më parë ku ishin 3 838 raste  të reja, gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar të infektuar 2 407 raste të reja.

Në orët e fundit sipas raportit të ministrisë mësohet se kanë humbur jetën 44 persona duke e çuar në 130 383 numrin e përgjithshëm të viktimave nga Covid.

Ndërkaq në spital shtrimet janë të qëndrueshme dhe nuk kemi rritje të pacientëve në gjendje të rëndë.

Dozat e vaksinës të administruara janë mbi 82.2 milionë. Pothuajse 41 milion qytetarë kanë marrë dozën e dytë ( 76% e popullsisë mbi 12 vjeç).

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve është 4 638 516 qytetarë. /abcnews.al