Fytyrat e bukura të aviacionit afgan në ankth për jetën: Nuk e dinë çfarë na pret, këtë se kemi parë as në film

schedule15:38 - 20 Shtator, 2021

schedule 15:38 - 20 Shtator, 2021

Gratë që ishin fytyra e Ariana Airlines në Afganistan janë paralajmëruar nga talibanët që të mos kthehen në punë. 11 gra tani janë izoluar në shtëpi me frikë për të ardhmen pa e ditur se çfarë i pret.

BBC foli me disa prej tyre. Ato treguan problemet me të cilat përballen gratë moderne në Afganistan se cila prej disa javësh është nën sundimin taliban.

“Ëndrrat tona janë shkatërruar”, thotë një grua e cila e ëndërronte që kur ishte fëmijë që një ditë të bëhej stjuardesë, t’u shërbente njerëzve dhe të udhëtonte nëpër botë.

 “Ishte nata më e tmerrshme e jetës sime që nuk do ta harroj kurrë. Unë kurrë nuk kam përjetuar një situatë të tillë, as nuk kam parë diçka të tillë në një film”, shprehet një tjetër.

Shefat e tyre i kanë urdhëruar të mos shkojnë në punë për disa kohë. m.v/abcnews.al