Autori i sulmit në Strasburg, një person i radikalizuar

schedule13:07 - 12 Dhjetor, 2018

schedule 13:07 - 12 Dhjetor, 2018

Ende në kërkim vrasësi që kreu sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Strasburg, ku mbetën të vrarë tre persona dhe u plagosën 12 të tjerë, nga të cilët tetë në gjendje të rëndë. Autori i krimit, i cili mbeti i plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit me agjentët e policisë, është 29-vjeçari Sherif Shekat. Janë 350 agjentët e policisë që janë vënë në ndekje të tij, ndërkohë që Ministria e Brendshme franceze ka shpallur gjendjen e alarmit duke ashpërsuar dhe kontrollet në pikat kufitare.

Autori i masakrës mund të jetë larguar nga Franca. Informacioni është dhënë për mediat nga Ministria e Brendshme ku saktësohet se ende nuk mund të flitet për një sulm terrorist. Agresori nuk kishte precedentë penalë për krime që lidhen me terrorizmin. Por gjatë qëndrimit të tij në burg ai është monitoruar vazhdimisht pasi u radikalizua

Çdo gjë nisi në 19 e 50 të mbrëmjes së të martës ku vrasësi hapi zjarr në tre pika të Strasburgut. Deri në orën 21 ai shkëmbeu dy herë zjarr me agjentët e policisë, ku dhe mbeti i plagosur.

Qendra e Strazburgut u mbyll menjëherë nga policia, por pavarësisht kësaj 29-vjeçari arriti të largohet ndoshta me një taksi. Edhe pse është e konfirmuar se ka vepruar i vetëm policia po kërkon dhe për bashkëpunëtorë të mundshëm. Në shtëpinë e tij autoritetet franceze gjetën material eksploziv.

29-vjeçari Shekat me origjinë nga Afrika e Veriut, por i lindur në Strazburg, është dënuar në të kaluarën me burg për agression. Si pasojë ai ishte skeduar me gërmën “S” që përdoret për personat e radikalizuar dhe të rrezikshëm dhe është dënuar 20 herë për krime të lehta./abcnews.al