Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka shënuar 23 viktima dhe 365 raste të reja nga 4 015 testime.
Më shumë raste të reja ka në Shkup-183, Ohër-24 dhe Shtip 20.
Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 551 pacientë të shëruar nga koronavirusi.
Janë konfirmuar 23 persona të vdekur: 8 persona të vdekur nga Shkupi (89, 88, 78, 77, 77, 66, 60, dhe 60), 3 persona të vdekur nga Velesi (62, 59 dhe 59), nga 2 persona të vdekur nga Kumanova (75, dhe 63), dhe Kavadari (72, dhe 65), nga një person i vdekur nga Tetova (67), Prilep (75), Manastir (95), Strumica (87), Shtipi (45), Struga (62), Sveti Nikolla (66) dhe Radovishi (63).
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 186.914, numri i pacientëve të shëruar është 167.402, numri i të vdekurve është 6.460, ndërsa numri i rasteve aktive është 13.052./abcnews.al