Patatet janë një ndër perimet më të përdorura dhe për këtë arsye, shumica prej nesh jemi mësuar t’i blejmë ato në sasi të mëdha. Por çfarë ndodh kur i mbajmë në kuzhinë për shumë gjatë pa i gatuar?
Ata fillojnë të mbijnë dhe zbuten. Për të shmangur këtë situatë dhe për t’i mbajtur të freskëta për aq kohë sa të jetë e mundur, ndiqni këto këshilla të thjeshta.
– Mos i ruani në frigorifer. Me këtë mënyrë të gabuar të ruajtjes, niseshteja shndërrohet në glukozë, duke bërë që shija dhe struktura e tyre të mos jetë aq e mirë pas gatimit.
– Për ruajtjen më të mirë, preferoni t’i ruani në një vend të thatë, të ftohtë dhe të errët. Depoja e shtëpisë tuaj është ndoshta vendi ideal për diçka të tillë. Nëse nuk keni shumë hapësirë, të paktën sigurohuni që t’i vendosni në një vend pa dritë.
– Shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë të patates me çimenton ose ruajtjen e saj në qese najloni. Mënyra më e mirë është t’i vendosni në një qese letre, ku patatet mund të “marrin frymë”. /abcnews.al