Rinovimi i Milan Skriniar është nga prioritetet e Interit këtë periudhë. Mbrojtësi sllovak është bërë padyshim një nga më të mirët në Evropë dhe me paraqitje se ajo në Ligën e Kampionëve kundër Realit ai ka fituar akoma më shumë atribute.
Pavarësisht situatës së vështirë ekonomike që po kalon klubi, ata duan të mbajnë një nga udhëheqësit e tyre dhe janë të gatshëm të bëjnë përpjekje për të zgjatur qëndrimin e tij në Meazza.
Skriniar u lidh me disa skuadra të mëdha sezonin e kaluar, dhe Interi synon që të largojë thashethemet dhe të eliminojë dyshimet e lojtarit.
Tani për tani kontrata e sllovakut përfundon në qërshor 2023 dhe nga Milano ata duan ta kenë çështjen e rinovimit të tij të zgjidhur para verës. Klubi po negocion me agjetin e tij dhe synohet rinovimi deri në 2026. /abcnews.al/