“Ishin familjarë, kishin problem me ekonominë, por nuk vinte dorë ndaj gruas”. Këto janë fjalët e vëllait të Hekuran Rrasës nga Divjaka, i cili pasditen e sotme ekzekutoi gruan me armë gjahu dhe më pas vrau veten.
Lexo edhe: “Dua ndihmë nga Zoti”, dëshmia mes lotësh e djalit që gjeti prindërit të vdekur, fqinji: Ziheshin
Vëllai shprehet se Hekurani armën e ka pasur me leje, por shton se “një nga këta hetuesit më tha që nuk del në sistem. Ka vite që e ka blerë. Nuk kishte probleme psikologjike. Mund të pinte ndonjë gotë por jo shpesh” tha më tej ai.
Lexo edhe: I ati i vrau nënën dhe veten, fjalët e para të djalit që i gjeti të vdekur, pamjet brenda shtëpisë
Më pas, ai rrëfen si e njoftoi nipin, Leonard Rrasën për ngjarjen. “Nipin e lajmërova unë. Po pinte kafe, i thashë lëre kafen dhe hajde shpejt te shtëpia” shprehet ai.
“ABC” mëson se nuk ka asnjë referim zyrtar në policinë e Fierit për konflikte mes bashkëshortëve dhe se gjithçka mund të lidhet me një konflikt të momentit.
Pasditen e sotme Hekuran Rrasa qëlloi me armë gjahu gruan, Fëllënxë Rrasa duke e lënë të vdekur në vend dhe më pas vrau veten. Krimi ndodhi brenda shtëpisë./ db/Abcnews.al