“Dua ndihmë nga Zoti”, dëshmia mes lotësh e djalit që gjeti prindërit të vdekur, fqinji: Ziheshin

schedule20:49 - 18 Shtator, 2021

schedule 20:49 - 18 Shtator, 2021

I lutem, dua ndihmë nga Zoti, jam mes rrugëve”. Në lot dhe i tronditur pasi gjeti prindërit të vdekur, djali i Hekuran dhe Fëllënxë Rrasës kërkon ndihmë.

Djali i çiftit, Leonard Rrasa tregon momentin si e mori vesh lajmin. “Isha në kafe. Më morën në telefon, më thanë kështu, kështu”.

Por cilat janë arsyet?

Në dëshminë e parë para grupit hetimor i biri është shprehur se “shkak i ngjarjes mund të ketë qenë një konflikt i çastit”, pasi nuk kishin debate.

Lexo edhe: I ati i vrau nënën dhe veten, fjalët e para të djalit që i gjeti të vdekur, pamjet brenda shtëpisë

Por cfarë thonë fqinjët në fshatin Babunjë të Divjakës, të cilët dëgjuan të shtënat?

Një banor i fshatit tha se kohët e fundit çifti kishte debate. “Ata nuk bënin llafe, po në fund po ziheshin”.

Por cili ishte motivi? “Fukarallëku” tha më tej fqinji.

Ai theksoi se “Hekurani punonte në bashkinë e Divjakës, ajo (gruaja) në shtëpi me punët e shtëpisë”, tha banori.

“ABC” mëson se nuk ka asnjë referim zyrtar në policinë e Fierit për konflikte mes bashkëshortëve dhe se gjithçka mund të lidhet me një konflikt të momentit.

Pasditen e sotme Hekuran Rrasa qëlloi me armë gjahu gruan, Fëllënxë Rrasa duke e lënë të vdekur në vend dhe më pas vrau veten. Krimi ndodhi brenda shtëpisë.

/ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!